English

Koço Danaj: Bota demokratike duhet të përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit

Koço Danaj, Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale,ka reaguar përmes një deklarate dhënë për shqiperianatyrale.

Danaj cilësoi se fjalimi I Nikolla Gruevskit dhe mesazhet e tij përballë shqiptarëve në Maqedoni, kanë krijuar një situatë të re, të panjohur deri më parë. Kërcënimet e tij ndaj shqiptarëve se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se sa mund tju japë ai në shtetin e tij, urrejtja e tij ndaj UCK dhe dëshmorëve të saj të vitit 2001, vendosmëria e tij për të mos u tërhequr nga kjo vijë përballë asnjë presioni, treguan dhe vërtetuan para opinionit publik shqiptar në Maqedoni, përballë bashkësisë ndërkombëtare se shovinizmi maqedonas nuk ka ndërmënd të pranojë bashkejetesë mbi baza të barabarta me shqiptarët. Në të kundërt, Gruevski foli hapur dhe thjesht. Ai I kërcënoi shqiptarët dhe politkanët shqiptarë. Ai u shpreh hapur se nuk trëmbet, se nuk tërhiqet, se nuk mund të vendosë shënjën e barazimit midis branitellave dhe ish-luftëtarëve të UCK. Këta të dytët, ai nuk hezitoi ti konsiderojë terroristë.

"Në këto kushte,- shprehet Prof. Koço Danaj, asnjë politikan shqiptar nuk duhet dhe nuk mund të pranojë të qeverisë apo të bashkëpunojë me një shovinist të egër, të pakorigjueshëm, të pandrëqshëm. Në këto kushte, politkanët shqiptarë në pushtet duhet të largohen nga qeveria nacional-socialiste e Gruevskit, politikanët shqiptarë në opozitë duhet të distancohen hapur nga fashizmi demokratik I Gruevskit, bashkësia ndërkombëtare duhet të deklarohet se e pranon apo jo fashizmin demokratik në gjirin e një Europe Demokratike.

Në kushtet e reja të krijuara pas deklaratës së Gruevskit, shqiptarët kanë vetëm një rrugë, të largohen edhe juridikisht nga kjo krijesë fashiste, të bashkohen me Shqipërinë, me trungun e tyre natyral. Ata politikanë shqiptarë në qeveri, që nuk e pranojnë një gjë të tillë, ata pushojnë së qëni shqiptarë, ata politikanë shqiptarë në opozitë që nuk deklarohen hapur për bashkim me Shqipërinë, ata nuk janë më shqiptarë.

Maqedonia e Gruevskit duhet “të vdesë”. Bota demokratike duhet ta përshpejtojë këtë “vdekje” . Kush bën përpjekje ta mbajë gjallë, në Bruksel apo në Uashington, ai apo ata përgatisin trazira dhe kaos në krijesën artificial me emrin Maqedoni dhe nw mbarw rajonin.

Ata që nuk kanë dijeni për deklarimet e mësipërme, ata duhet të lexojnë fjalimin e djeshëm të Nikolla Gruevskit mbajtur para të rinjve të VMRO-DPMNE.

Lista për Shqipëri Natyrale, ju bën thirrje gjithë shqiptarëve në Maqedoni, të shkëpusin çdo kontakt në nivel qëndror dhe lokal me regjimin fashist maqedonas. Ajo I bën thirrje Tiranës dhe Prishtinës të mbështesin shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Shqipërinë Lindore dhe të shkëpusin çdo lidhje me regjimin antishqiptar të Nikolla Gruevskit."

KOMENTE