Një vrasje tjetër ka ndodhur në linjën e autobusit Kamzë-Tiranë, edhe pse kjo linjë siç shprehen dhe studentë që shkojnë në Institut Bujqësor gjithmonë ka sherre të ndryshme për motive banale aq sa ndonjëherë ndalohet autobusi.
Dhe përsëri vrasja e 17 vjeçarit ka erdhur si shkak i një sherri për motive banale.
Viktima është 17-vjecari, Napolon Mustafa, dhe vetëm pak minuta më pas policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin kryesor për krimin, Mirush Ajazi 36-vjeç banues në Bathore.