English

Deputetët demokratë, pyesin biznesin e vogël lidhur me taksat

Deputetët demokratë të Tiranës, Florian Mima dhe Gerti Bogdani bashkëbiseduan mesditën e së dielës me përfaqësues të biznesit të vogël, pranë Rrugës së Dibrës. Gjatë takimit me ta, deputetët Mima dhe Bogdani diskutuan çështjen e taksave që paguajnë tregtarët.

“Ndryshe nga ç’thotë z. Rama, taksat e biznesit të vogël në krahasim me vitin 2005 kur qeveriste Partia Socialiste, janë ulur rreth 3 herë. Që nga viti i kaluar edhe tarifat e Bashkisë janë hequr ose reduktuar”, tha Bogdani.

Përfaqësues të këtyre bizneseve të pyetur nëse i besojnë demagogjisë së taksave zero të deklaruara nga z.Rama, ata thanë se: “Nuk ka se si të ndodhë. Është një absurditet i tij”. Tregtarët në Tiranë u shprehën të kënaqur me nivelin e taksave që paguajnë dhe për ta ndryshimi është i ndjeshëm, qofte nga 2005-a e në vazhdim, qoftë nga viti i kaluar.

KOMENTE