Ngjarja e rëndë qe ka tronditur opinionin publik lidhur me vrasjen e kryekomisarit te Shijakut, ka bere sot qe Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e arrestit me burg për Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt.
Seanca gjyqësore ndaj Xhakjas është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa prokuroria ka paraqitur edhe provat e hetimit në ngarkim të 38-vjeçarit.
Ilir Xhakja është shoqëruar nga Durrësi drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie nga forcat RENEA dhe policia e Durrësit.
Gjatë gjithë seancës, Xhakja ka qëndruar me kokën ulur dhe nuk ka folur.
Ndërkohë forcat e shumta të policisë janë duke kryer aksione për kapjen e autorit të dytë të dyshuar të vrasjes së komisar Tahirit, nipin e tij 17 vjeçar Ledio Krasnaj i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Më herët Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar të hetohet procedura e ndjekur për lirimin e Ilir Xhakjas, vendim i cili është marrë në mbledhjen e KLD-së pas një urdhëri të nxjerre nga zëvendëskryetari i KLD-së Elvis Cefa.