English

Marrëveshje me Zvicrën, për Projektin e Psikologjisë klinike dhe psikoterapisë në Kosovë

Me marrëveshjen për zbatimin e projektit, SDC vë në dispozicion një grant prej më së shumti 600,000 CHF (gjashtë-qind-mijë franga zvicerane) që do të shfrytëzohen për qëllimet dhe objektivat e projektit të Psikologjisë klinike dhe psikoterapisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. Dr. Ferid Agani dhe drejtori i Zyrës për Bashkëpunim Zviceran në Kosovë, z. Markus Baechler nënshkruan sot Marrëveshjen për zbatimin e projektit në mes të Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeverisë së Zvicrës, të përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme që vepron përmes Agjensicë Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe bashkëpunim, projektin për Psikologjinë Klinike dhe Psikoterapinë në Kosovë.



Kjo marrëveshje që përforcon marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë në mes të dy shteteve përcakton kornizën ligjore për kontributin e Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin "Psikologjia Klinike dhe Psikoterapia në Kosovë", për periudhën nga 1 shtator 2012 deri më 30 shtator 2015 dhe kontributi i tillë sigurohet në pajtim me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti të Ministrisë së Shëndetësisë.

Projekti i kontribuon rritjes së profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë, duke zgjeruar më tej fushëveprimin dhe llojet e shërbimeve të ofruara. Projekti do ta mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në krijimin dhe zbatimin e programeve gjithëpërfshirëse të trajnimit post-diplomik në psikologji klinike dhe psikoterapi, përfshirë edhe qasjen e trajnimit të mbikëqyrësve për trajnime të mëtejme.

Me marrëveshjen për zbatimin e projektit, SDC vë në dispozicion një grant prej më së shumti 600,000 CHF (gjashtë-qind-mijë franga zvicerane) që do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet dhe objektivat e projektit të Psikologjisë klinike dhe psikoterapisë në Kosovë.

Marrëveshja u vlerësuar si shumë e rëndësishme nga Ministri Agani dhe z. Baechler dhe si një kontribut në vazhdimësi i Qeverisë zvicerane për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe avancimin e edukimit të vazhduar profesional.

KOMENTE