Ende pa filluar mirë shkolla sherret midis nxënësve të shkollave të mesme në Tiranë nuk kanë përtuar të nisin, as sa kanë përfunduar me plagosjen e tyre dhe përfundim në spital.
Mesditën e sotme në, shkollën e mesme "Qemal Stafa" në Tiranë sherri i nisur mes një grupi nxënësish ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta dhe plagosjen e tre prej tyre që përfunduan në spital.
Forca të shumta të policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, dhe në bashkëpunim me stafin e shkollës po hetojnë zgjidhjen dhe shkakun e këtij sherri.