English

Policia arreston 100 persona pranë ambasadës amerikane në Paris

Policia franceze ka arrestuar rreth 100 persona ditën e shtunë pranë ambasadës amerikane në Paris.

Në protestë merrnin pjesë gra dhe fëmijë, të cilët u përleshën me policinë franceze thonë burimet e mediave lokale.
Gjatë përleshjeve ishin plagosur dhe tre policë dhe përforcime të tjera u dërguan pranë ambasadës amerikane.

Edhe në Paris shkaka për zhvillimin e protestave ishte bërë filmi i realizuar ku tregohej fyerja ndaj Profetit Muhamed dhe Islamit.
Protestat ishin zinxhir i protestave të zhvilluara edhe në vende të tjera sidomos vendet arabe.

KOMENTE