English

Ekspozita "Euro-Albanian Contacts", hapet në Bruksel nga PS e Shqipërisë

Ekspozita "Euro-Albanian Contacts" organizuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë në ambientet e Parlamentit Europian është hapur dje pasdite në Bruksel.

Kuratorët e ekspozitës, Artan Shkreli dhe Artan Lame, shprehen se kjo "është ekspozita e parë e këtij lloji që paraqet kartografinë e trojeve arbërore në shekuj."

Kjo ekspozitë paraqet rreth 50 harta të trojeve arbërore të një harku kohor prej 17 shekujsh. Pjesa më e madhe e këtyre hartave shfaqen për herë të parë në një ekspozitë dhe në javët e ardhshme do të ekspozohen edhe në Shqiperi. Gjithashtu, në këtë ekspozitë do të shfaqen edhe rreth 100 botime europiane që flasin për Shqipërinë, turizmin dhe kulturën shqiptare.

Ekspozita Euro-Albanian Contacts është çelur fillimisht në Bruksel, me qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë në përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë.

Të mërkurën, zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Miguel Angel Martinez do të shpallë zyrtarisht të hapur ekspozitën në një ceremoni të posaçme ku do të marrë pjesë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla.

KOMENTE