English

Haxhinasto: Investimet nga Azerbajxhani janë të mirëpritura në Shqipëri

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës , z. Edmond Haxhinasto, takoi sot Kryetarin e Parlamentit të Azerbajxhanit, z. Ogtay Asadov, dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron atë gjatë vizitës disa ditore në vendin tonë.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit po zhvillohen në një klimë të përshtatshme bashkëpunimi dhe kjo vizitë do t’i shërbejë krijimit të partneriteteve të reja në sektorin ekonomik mes dy vendeve,” tha Ministri Haxhinasto gjatë takimit.

Projekti i gazsjellësit TAP ishte një ndër pikat kryesore që u trajtua në këtë takim. Qeveria Shqiptare në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP, i cili është konsideruar si një projekt shumë i rëndësishëm për Rajonin e Evropës Jug-Lindore (pjesë e Korridorit Jugor Energjetik të Evropës), që do të diversifikojë burimet e furnizimit me gaz të Shqipërisë.

Shqipëria mbetet e hapur që në kuadër të ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme të gazifikimit në vend të mirëpresë investitorët nga Azerbajxhani që kanë një ekspertizë të madhe në këtë drejtim. “Tregu i gazit në vendin tonë ka potenciale të mëdha dhe kompanitë azere janë të mirëpritura në Shqipëri”, tha Ministri, i cili theksoi nevojën për të eksploruar më tej mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në takim u evidentuan edhe një sërë sektorësh potencial për bashkëpunim në të ardhmen, si energjia e rinovueshme apo turizmi,.

Në fund të takimit, Ministri Haxhinasto u shpreh se vizita e kryeparlamentarit të Azerbajxhanit do të shtrojë rrugën edhe për një bashkëpunim më intensiv ekonomik mes dy vendeve.

KOMENTE