Hekurudhat shqiptare do të rizgjohen. I vetmi sektor jo pak i rëndësishëm por që nuk është investuar as edhe një qindarkë është sistemi hekurudhor.
Le të shpresojmë që përmes fjalës së përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri, Francois Begeot, i cili u shpreh se pas 20 vitesh harrese me ane te nje projekti te financuar nga BERZH do të ndërhyhet fillimisht në segmentin Tiranë-Durrës.
Shpresojmë të mos e marrë era këtë fjalë, dhe të kemi dhe ne stacionin tonë modern hekurudhor dhe linjat hekurudhore të paktën ato që kanë qënë të vihen në funksion të plotë.
Bashkimi Europian ka investuar rreth 52 milion euro në projekte të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë apo energji. Në hekurudhën shqiptare në 20 vitet e fundit nuk është bërë asnjëe investim, dhe ky do të jetë projekti i parë për këtë sektor.