English

Sportisti më i shkurtër në botë, ndahet nga jeta vetëm 23 vjeç (FOTO)

Sportisti më i vogël në botë ka vdekur në moshën 23 vjeçare të enjten e kaluar.
Familja e Aditya 'romeo' dev, i cili peshonte vetëm 10 kg, tha se ai kishte qenë "absolutisht mirë" një ditë para vdekjes së tij.
Ai u çua me urgjencë për në Satyam Hospital në Punjab, India, ku mjekët luftuan për ta shpëtuar atë, por ai nuk mundi dhe vdiq në 04:00 të mëngjesit.

Z. Dev u diagnostikua me një aneurizëm në tru në vitin 2008. Mjekët amerikanë e diagnostikuan edhe me sindromin Moyamoya, një sëmundje e arterieve të cilat ngushtohen në tru duke shkaktuar trompozë.

Mjekët kishin paralajmëruar se z Dev me aneurizmin tij mund të pësonte çdo ditë goditje fatale pa u lajmëruar.

Pas shtrimit në spital mjekët thanë se gjaku kishte shpërthyer në tru, gjë që kishte sjellë vdekjen e tij.

"Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë, edhe pse nga mjekët na u tha që do të vdiste më herët. Për gjithë këto vite ne u lutëm për jetën e tij të gjatë. ", janë shprehur familjarët e tij.
Edhe pse në parametra jo normalë truporë ai ishte një sportist i vërtetë pasi merrej me palestër, ngrinte gira, si dhe kishte punuar shumë për të patur një trup në formë.

KOMENTE