English

"Terrori i Sërbisë pushtuese mbi shqiptarët", libër me krimet serbe, nga Nusret Pllana

Nusret Pllana, një prej atyre shqiptarëve që ka parë me sytë e tij krimet serbe ndaj shqiptarëve, vendosi që t'i botojë ato dhe të tjera krime, në një libër i cili u prezantua dje në Uashington me titullin "Terrori i Sërbisë pushtuese mbi shqiptarët".

Me anë të qindra fotografive, shumica të rënda për syrin, libri përshkruan një histori mjaft të dhimbshme të Kosovës, për të cilën autori thotë se u duhet treguar brezave të rinj.

“Fatkeqësisht opinioni nuk është i sensibilizuar sa duhet, sepse ne shqiptarët nuk e kemi pasur shumë me qejf ruajtjen e dokumentacionit dhe të arkivave. Tani fjalën e kanë arkivat, dokumentet, xhirimet dhe fotografitë, domethënë dokumentet faktografike, të cilat flasin më shumë se fjala. Presidenti Klinton gjatë vizitës në Kosovës në vitin 2003 tha se një fotografi flet më shumë se njëmijë fjalë dhe në këtë libër janë më tepër se 400 fotografi dokumentare.” ka thënë shkrimtari.
1340

KOMENTE