English

CEZ: ndërprerja e energjisë ishte për shkak të defektit të shkaktuar nga UKT-ja e Tiranës

Lidhur me ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës ditën e djeshme CEZ kishte njoftuar më parë, për shkak të një defekti të shkaktuar në kabllo nga Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës.

Por njerëzit përësri të irrituar kanë shprehur mllefin mbi CEZ, pasi ndërprerja e enregjisë ishte në orët e pikut të punës për shumë institucione.

CEZ bëri me dije se UKT-ja ka dëmtuar gjatë punimeve kabllot 20 kW si në nënstacionin e Selitës.

Ndaj pa energji kanë mbetur: zona të tëra si Tirana e Re, Komuna e Parisit, rruga ‘Mihal Golemi’, zona e kompleksit “Dinamo”, rruga ‘Gjik Kuqali’, ‘Perlat Rexhepi’, ‘Margarita Tutulani’ dhe rruga ‘Vaso Pasha’, zona pranë Presidencës do t’i ndërpritet energjia elektrike.

KOMENTE