Presidenti amerikan Barak Obama ka qortuar rivalin Republikan Mitt Romney, duke thënë se kushdo që kërkon të jetë president duhet të punojë për të gjithë amerikanët.
Ai e ka qortuar atë për fjalët e thënë në takimin e tij me qëllim mbledhje fondesh, përmes një video sekrete që ishte publikuar edhe në youtube. Ai e ka qortuar atë edhe për opinionin e tij kur i ka quajtur amerikanët "viktima" apo dhe 47% e amerikanëve të cilët nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat, nuk do të votojnë.
Kush paguan tatimin mbi të ardhurat në SHBA?
Qeveria federale e SHBA shkon ka 2 lloj taxa-tatime:
1. Taksa mbi pagën, që janë sigurimet shoqërore dhe
2. tatim mbi të ardhurat, të cilat kryesisht financojnë pjesën tjetër të buxhetit federal.
Në vitin 2011, Qendra e Politikave Tatimore ka studiuar detyrimin tatimor të familjeve amerikane:
53.6% paguajnë taksat mbi të ardhurat, 46.4% nuk e paguajnë
28.3% paguajnë tatim mbi pagën, por jo tatime mbi të ardhura
10.3% ishin të moshuar dhe në pension dhe nuk tatohen
6.9% nuk ka paguar asnjë taksë mbi të ardhurat familjare prej më pak se 20,000 dollarë