Një video klip sekret është zbuluar me vërejtjet që ka thënë kandidati republikan Mitt Romney mbi palestinën, "palestinezët janë të angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.", citohet në video.
Ai u tregon donatorëve se Lindja e Mesme do të "mbetet një problem i pazgjidhur ... dhe ne do shkelmojmë topin poshtë në këtë fushë".
Z. Romney është treguar duke thënë se palestinezët janë të "angazhuar për shkatërrimin dhe eliminimin e Izraelit".
"Palestinezët nuk kanë asnjë lloj interesi në vendosjen e paqes", thotë ai, duke shtuar se "shtegu për paqen është pothuajse i pamendueshëm për t'u përmbushur".
Video është nga i njëjti aktivitet në të cilën z Romni tha se pothuajse gjysma e amerikanëve "besojnë që ata janë viktima".
Kjo lloj "rrjedhje" nga ana e tij, vjen shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA.
Videoja e re ishte postuar ditën e martë në faqen e internetit të revistës investigative, Mother Jones, e cila tha se ishte marrë në një takim për mbledhje fondesh në maj në Boca Raton, Florida.
Gjithashtu në një tjetër video ai ka thënë:
"47% e amerikanëve që mbështesin presidentin Obama, nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe kurrë nuk do të votojnë për zotin Romney."
Ai ka thënë se këto deklarata nuk janë elegante por nuk i mohoi ato.