Ajri që thithim është një element mjaft i rëndësishëm në shëndetin tonë. Në këtë ajër, nuk ka vetëm oksigjen që ushqen qelizat tona. Aty gjenden dhe jone negative, të cilat konsiderohen si vitamina të vërteta të ajrit. Kur këto jone na mungojnë, ne bëhemi të irritueshëm dhe nervozë.
Jonet janë atome oksigjeni, të ngarkuara elektrikisht, pozitivisht ose negativisht. Këto jone hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet mushkërive.
Jonet pozitive, provokojnë një rritje të neurotrasmetuesve celebralë, përgjegjës për tkurrjen e enëve të gjakut. Kur janë në gjendje të shtuar, ato provokojnë migrenë, nervozizëm, pagjumësi, hipertension arterial, etj.
Jonet negative, në të kundërt, stimulojnë metabolizmin qelizor, përmisojnë shkëmbimet, rrisin tonusin mendor dhe fizik, dhe përmirësojnë humorin.
Fatkeqësisht jonet negative janë shumë më delikate se ato pozitive. Ato lindin në natyre, nën efektin e rrezeve jonuzuese të diellit, ose nga zbërthimi i pikave të ujit pranë ujvarave. Në mjedis natyror, llogariten deri në 8000 jone negative për cm3 ajër ndaj 3000 joneve pozitive.
Në një mjedis të mbyllur, brenda 1 ore, raporti përmbyset.
Për të marrë sasinë e mjaftueshme të joneve negative, shkoni sa më shpesh të jetë e mundur shëtitje në natyrë.
Ajroseni shpesh banesën tuaj, mjaftojnë dhe 5 minuta me dritare të hapur për të ajrosur një dhomë.
Egzistojnë dhe aparate elektrike të quajtur jonizues, që prodhojnë dhe shpërndajnë jone negative. Në se ju banoni në një mjedis mjaft të ndotur dhe kur ajri i jashtëm është po aq i varfër sa ai brenda banesës, ju sugjerojmë të përdorni këto aparate jonizuese që gjenden në treg.