English

Shimpazeja, fotografi perfekt për modelen Laetitia Casta (FOTO)

Ajo ka qenë e preferuara e Karl Lagerfeld dhe Mario Testino, por modelja franceze dhe aktorja Laetitia Casta, këtë herë ka qenë e preferuar e një fotografi tepër të pazakontë.

Fotografi i pazakontë ka qënë një shimpaze e trajnuar e cila dje kishte dalë me stafin e saj në Pont Alexandre III në Paris, për të realizuar fotot e modeles Casta.

Aktorja profesionale ndihmonte shimpazenë të mbante kamerën dhe të shkrepte fotot.

Laetitia nuk është e huaj për kamerën pasi ajo ka pozuar për më shumë se 100 revista si dhe ka qënë pjesë për një kohë të gjatë e L'Oreal.

Ajo është gjithashtu dhe fytyra e re e Dolce & Gabbana. Laetitia kohët e fundit foli për marrëdhënien e saj të ngushtë me projektuesin Yves Saint Laurent, i cili vdiq në vitin 2008, duke pranuar se ai ende i mungon asaj.

KOMENTE