Është përshëndetur nga e gjithë bota mjekësore transplanti i parë i mitrës nga nëna te vajza, për herë të parë realizuar në Suedi.
Proçesi do të quhet totalisht i suksesshëm kur 2 vajzat të lindin fëmijë.
Emrat e pacienteve nuk bëhen të ditura.
"Ne nuk jemi duke shkuar për të quajtur atënjë sukses të plotë derisa kjo të rezultojë me fëmijë," tha Michael Olausson, një nga kirurgët suedeze për Associated Press. "Kjo është prova më e mirë."
Të dyja gratë filluan fekondimin in-vitro para operacionit, tha ai, duke shtuar se embrionet e tyre të ngrira do të shkrihen dhe të transferohen nëse gratë janë konsideruar në shëndet mjaft të mirë pas një periudhe njëvjeçare vëzhgimi.
Dy pacientet që morrën mitrën e transplantuar janë të moshës 30 vjeç, dhe arsyeja pasi njëra kishte kancer të qafës së mitrës dhe e hoqi të sajën, ndërsa tjetra qe lindur pa mitër.
Nënat e tyre ishin dhurueset dhe ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetsore.
Ekipi studiues përbëhej nga 20 shkencëtarë, mjekë dhe specialistë dhe po punojnë që nga viti 1999.