Sa të rrosh do dëgjosh - thotë populli.
Një mace shtëpie Dennis the Menace, ka një ves tepër të keq, pasi nuk mund të rrijë dot pa marrë rroba të ndryshme nga komshinjtë përreth dhe i sjell në shtëpinë ku ajo jeton.
Gjatë 18 muajve ajo ka kryer një sërë vjedhjesh të cilat e rëndisin si "hajdutin më të rrezikshëm" të lagjes.
Ajo ka marrë peshqira, të brendshme, bluza, pantofla, doreza, dhe i sjell te pronarja e saj 49 vjeçare në Luton, Bedfordshire.
Deri tani ajo ka tërehequr një peshqir të madh banje dhe që është gjëja më e madhe që ajo ka sjellë, pasi çorapet nuk numërohen.
Ajo çdo javë e shtonte intesitetin dhe sasinë e gjërave që vidhte deri sa e zonja e kuptoi. Zanatin e hajdutes ajo e ka filluar që kur doli për herë të parë jasht nëpër rrugë dhe tani ajo nuk rri dot pasi iduken si Pre e saj, madje luan me to nëpër shtëpi.