Eugen Wollfarth, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka dhënë një raport kritikues për Shqipërinë, përpara asamblesë sot në Vjenë.
Ambasadori nuk është i sigurt dhe këtu qëndron një pikëpyetje e madhe për të, nëse ky ritëm për realizimin e disa reformave që u bënë deri tani, do të mbahet dhe në 2013, pasi dhe zgjedhjet e ardhshme po afrohen.
“Gjatë gjithë vitit, konflikte të herëpashershme politike çuan në zbehjen e madje edhe në ngecjen e reformave në një sërë sektorësh. Megjithatë, dëshira e fortë kombëtare për integrim të vazhdueshëm evropian shërbeu sërish si një katalizator për zhvillim dhe ndihmoi në zbutjen e interesave partiake”, ka thënë Ambasadori për mikrofonin e mediave.
Ndiqni videon për më tepër