Komisioni iLigjeva ka miratuar edhe ndryshimet mbi ligjin e regjistrimit të biznesit pranë QKR-së qendrës së regjistrimit Tiranë.
Ndryshimet e ligjit kanë lehtësuar proçeduart duke bërë që të gjitha bizneset e reja tani nuk kanë nevojë të noterizojnë dokumentacionin që paraqesin pranë kësaj zyre.
Por tani në prani të nënpunësit fotokopjet vetëm do të firmosen, pra para syve të nënpunësit të regjistrimit, për t'i bërë ato legale dhe të vlefshme.
"Në zbatim të masave për thjeshtëzimin e formalizimit të dokumentacionit të regjistrimit të bizneseve në ministri dhe institucionet qendrore, duke pranuar për regjistrim dokumentin në origjinal ose si fotokopje të panjësuara me origjinalin, u identifikua depozita ligjore në të cilën është parashikuar detyrimiqë kanë subjektet tregtare për të dorëzuar në regjistrin tregtar kopje të njësuara me origjinalin. Detyrimi për dorëzimin e dokumenteve shoqëruese në origjinal ose kopje të njësuara është parashikuar në pikën 2 të nenit 27 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për QKR-në, të ndryshuar”.
Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar në formën e përcaktuar nga legjislacioni përkatës apo nga dispozitat e këtij ligji.