English

Rrëzohet helikopteri afër Damaskut

Një helikopter u rrëzua në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, ka thënë televizioni shtetëror sirian.

Helikopteri u rrëzua në afërsi të Douma, një lagje në lindje të Damaskut.

Në fund të gushtit, rebelët thanë se rrëzuan një helikopter në periferi të Damaskut.

Qeveria ka qenë gjithnjë duke përdorur helikopterë dhe avionë të tjerë në luftën e saj kundër rebelimit i cili filloi vitin e kaluar.

Në qytetin holandez, Hagë, një grup i ekspertëve financiarë, diplomatë të huaj janë takuar për të kërkuar mënyra të reja ekonomike për të dobësuar presidentin sirian Bashar al-Asad në pushtet.

Grupi, i quajtur Miqtë e Sirisë, është duke diskutuar se si të bëjnë sanksionet ndaj qeverisë siriane më efektive dhe si të gjurmojnë pasuritë e fshehura financiare të qeverisë së Asadit.

Ministri i Jashtëm hollandez Uri Rosenthal në takim, tha se një nga problemet ishte se jo të gjitha vendet i zbatojnë sanksionet mbi Sirinë.

Të mërkurën, ka pasur luftime të rënda në Damask dhe qytetin verior Aleppo.

Amnesty International paralajmëroi se u shkaktua një rritje dramatike në viktima civile në Idlib dhe Hama.

KOMENTE