English

Sadik Mënalla gjendet i vdekur poshtë urës në aksin Librazhd-Prrenjas

Sadik Mënalla 50 vjeç nga fshati Kokrem i Librazhdit, është gjetur mëngjesin e sotëm poshtë një ure, i pajetë, në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Hotolisht.

Trupi është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar dhe policinë.

Policia e mbërritur ka dërguar trupin në morgun e spitalit të Elbasanit, ndërkohë që bën të ditur se viktima ishte konsumues i rregullt i drogës dhe alkoolit gjë që mund të ketë çuar në vdekjen e tij.

KOMENTE