Dashuronte një djalë austriak, dhe kur i kërkoi që mardhënia e tyre të përfundonte ai e djeg të gjallë.
Ky ka qënë fati i 28 vjeçares shqiptare nga Kosova e cila është djegur e gjallë nga i dashuri i saj në Vjenë.
Ajo i kishte treguar të dashurit për vendimin e marrë dhe ai i ishte sulur për ta rrahur dhe mbytur, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave.
Në këto rrethana ai ka menduar se ka vdekur dhe duke i vendosur qese plastike në kokë dhe të mbështjellë me batanije të lagur me benzinë i ka vënë flakën duke e djegur të gjallë.
Vajza kishte punuar si kameriere në zonën Rudolfsheim-Funfhaus të Vjenës, sipas të dhënave fillestare, dhe është mbytur nga i dashuri i saj 45-vjeç.
Ishte xhelozia e sëmurë e tij që arriti të bënte këtë veprim. Pas autopsisë mjekët konstatuan se ajo kishte qënë e gjallë pasi në mushkëritë e saj qenë gjetur gjurmë tymi. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve.