Fëmija 14 muaj, Mendi Altman kishte shkuar për vizitë te tezja e tij së bashku me prindërit dhe 6 motrat e tij për të festuar një festë.
Por ajo ditë është kthyer në një ditë zie për familjen e tij dhe të afërmit. Ai kishte shkuar në banjo, pasi sapo kishte filluar të ecte dhe duke i shpëtuar syve të prindërve, ishte rrëzuar me fytyrë në sifonin e tualetit, ku ishte gjetur pa ndjenja nga kushëriri i tij.
Prindërit e alarmuar e çuan menjëherë në spital por ai u shpall i vdekur nga mjekët.
Ngjarja ka ndodhur në Brooklyn dhe u cilësua aksidentale. Familjka është në zi për humbjen e djalit të tyre 14 muaj pas 6 vajzave.