English

Kryebashkiaku Hasan Halilaj, godet me karrige qytetarin gjatë seancës gjyqësore

Inati nuk ka kufij edhe midis njerëzve që janë zgjedhur në krye të këtij vendi për të drejtuar.

Gjatë një seance gjyqësore në gjykatën e Tiranës kryesisht në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu, kryetari i bashkisë së Kukësit ka goditur me karrige Muhamet Dalacin.

Kryebashkiaku Hasan Halilaj, e ka gjuajtur me karrige kundërshtarin pasi ka dëgjuar pretendimet e tij dhe i nxehur e gjuan me karrige duke i shkaktuar dëmitme në fytyrë.
Muhamet Dalaci ka paditur bashkinë Kukës, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje të pronësisë intelektuale.

Por pas marrjes së mjekimit në spital, Dalaci ka përfunduar për denoncim në komisariatin nr 2 në Tiranë.

KOMENTE