English

Muhamedin Kullashi, Ambasador jo-rezident i Kosovës në Portugali

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale si Ambasador jo-rezident i Kosovës në Portugali.
Të njëjtën ditë, letrat kredenciale, Presidentit të Republikës Portugeze, Aníbal Cavaco Silva, ia dorëzuan edhe ambasadorët e Togos, Nigerisë, Gabonit, Birmanisë dhe Maltës.

Pas arritjes në oborrin e pallatit presidencial, sipas protokollit, Ambasadori Kullashi u prit nga Garda e Republikës, e cila intonoi himnet e Kosovës dhe të Portugalisë.

Pas pranimit të letrave kredenciale, Presidenti i Portugalisë, Aníbal Cavaco Silva, u interesua për zhvillimet më të reja politike në Kosovë.

Presidenti Silva theksoi se Portugalia e ka parë të rëndësishme të mbështesë Kosovën në procesin e saj të pavarësimit.

KOMENTE