English

Plani sekret amerikan do të futë Maqedoninë në NATO

Greqia thuhet se ka vendosurveton për Maqedoninë, përsa i përket gjetjes së emrit..

Fule në një intervistë të dhënë në Radio Free Europe, në Prage thotë që:
"Mendoj se është e rëndësishme të theksojmë se nuk ka dallim. Që të gjitha vendet fqinje, janë të rëndësishme për vendin që kërkon marrjen e statusit, për vendin që kërkon të hyjë në BE.(nenkupton FYROM, Maqedoninë). Problemi që ekziston ndërmjet Greqisë, është i dukshëm përsa i përket emrit e duhet të zgjidhet. Përveç problemit me Greqinë, degjoj dhe problemin me Bullgarinë nga deklaratat e politikanëve në Sofje, të cilët flasin për problemet midis Sofjes e Skopjes. Këto duhet të zgjidhen nga politikanët e të dy palëve. Dhe përgjegjësinë për këto e kanë politikanët e të dy palëve. Rruga për në Europë kalon nëpërmjet marredhënieve të mira midis fqinjëve. Sipas gazetës "Pondiki", ekzistojne bisedime te fshehta midis Athinës e Skopjes me ndërhyrjen e amerikaneve. Qëllimi i përpjekjeve amerikane është hyrja e Maqedonisë në NATO me emrin Ano Maqedonia (Maqedonia e siperme) der në fundë të vitit.

Diplomatët amerikan tashmë kanë vënë kontaktet e para me zyrtarët më të lartë të Qeverisë greke për të shqyrtuar sinjalet e para të reagimeve dhe shpalosjen e detajeve sipërfaqësore të planit.

KOMENTE