Një studim i më shumë se 1.000 njerëzve në Indi ka arritur në përfundimin se kondomët e bërë në bazë të madhësive ndërkombëtare janë shumë të mëdhenj për shumicën e meshkujve indianë.
Studimi gjeti se më shumë se gjysma e meshkujve kishin përmasat e penisit shumë të vogla krahasuar me meshkujt ndërkombëtarë.
Kjo ka çuar në thirrje për një kondom me madhësi të përzier që duhet të prodhohet më gjerësisht dhe kryesisht për në Indi.
Studimi 2-vjeçar është kryer nga Këshilli indian i Kërkimit Mjekësor.
Mbi 1.200 vullnetarëve iu mat penisi gjerësi dhe gjatësi deri në milimetra.
Përfundimi i gjithë kësaj përpjekjeje shkencore është se rreth 60% e meshkujve indianë kanë penis midis 3 dhe 4 cm më të shkurtër se se standardet ndërkombëtare të përdorura në prodhimin e kondomit.
Mjeku Chander Puri, një specialist në shëndetin riprodhues në Këshillin indian të Kërkimeve Mjekësore, tha se ishte një nevojë e qartë në Indi, për porositjen e prezervativëve me përmasa më të vogla pasi shumica e atyre aktualisht në shitje janë shumë të mëdha.
Çështja është serioze, pasi kondomi përdoret mjaft në Indi.
Dhe vendi tashmë ka numrin më të madh të infeksioneve me HIV të çdo kombi.