English

Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë. Sot shpallen rezultatet

Gjatë vitit 2011 Kosova përfundoi regjistrimin e popullsisë së saj. Dhe sot në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, që mbahet në Prishtinë dhe organizohet nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të shpallen shifrat e sakta të popullsisë së Kosovës.

Përveç këtij prezantimi, në konferencë do të flasin edhe zyrtarë të lartë përfaqësues të institucioneve evropiane si Eurostat-i, Divizioni për Statistika të Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të Kosovës dhe të zyrës së BE-së.

KOMENTE