English

Ambasadorja Gjonbalaj priti delegacionin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Bukurije Gjonbalaj, së bashku me konsullin Petrit Prekazi pritën delegacionin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës.

Ky delegacion ka kryer një vizitë pune në rajonin e Umbrias, e cila mbështet shërbimin social prej shumë vitesh në Republikën e Kosovës. Regjioni i Umbrias ndihmon Kosovën nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizatave joqeveritare si, “Caritas” dhe “Amici di Bambini”.

Drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale Muhamet Gjocaj dhe bashkëpunëtorët e tij folën rreth vështirësive, të arriturat dhe projekteve e këtij departamenti. Sipas Gjocajt, rajoni i Umbrias ka shprehur gatishmërinë institucionale qe t’i ndihmojë Departamenti-të të Mirëqenies Sociale. Nga ana e saj, ambasadorja Gjonbalaj ofroi mbështetjen e saj të plotë dhe asistencën në realizimin e projekteve ndërmjet dy vendeve për këtë departament në të ardhmen.

KOMENTE