English

Dritan Prifti lirohet nga akuza e korrupsionit (VIDEO)

Në mungesë provash lidhur me videon ku shfaqej ish-Ministri, Dritan Prifti dhe ish vartësi i tij Leonard Beqiraj, Gjykata e Lartë vendosi t'i kthejë Prokurorisë së Përgjithshme aktet e procedimit penal.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë çëshjen, duke liruar deputetin nga akuza e korrupsionit.
"Prokuroria sot në seancë, pasi kishte kërkuar kohë për t'u shprehur vendimin që mori në seancën e herës së kaluar Gjykata e Lartë, u shpreh që për shkak të papërdorshmërisë së provës kryesore, të asaj videos së famshme, tërhoqi aktet", tha Fatmir Braka, avokat i Dritan Priftit.

Ndërsa vetë Prifti është ndier i lehtësuar dhe i kënaqur për faktin se asnjë provë nuk u gjend kundër tij, gjë që ai e kishte pohuar më parë pafajësinë e tij

1352

KOMENTE