English

Gjykata turke dënon 3 gjeneralët me 20 vjet burg

Një gjykatë turke ka dënuar tre ishe-gjeneralë të ushtrisë me 20 vjet burg secilin për komplotimin e një grushti shteti.

Gati 330 oficerë të tjerë - duke përfshirë disa figura të larta ushtarake - janë dënuar për përfshirjen e tyre në komplot.

Tridhjetë e katër persona janë liruar. Të gjithë të pandehurit i mohuan akuzat.

Oficerët u akuzuan për komplot të xhamive me bomba dhe duke u përpjekur të shkaktojnë një luftë me Greqinë në mënyrë që të justifikojë një grusht shteti ushtarak.
Çetin Dogan, Ozden Ornek dhe Ibrahim Firtina, fillimisht u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata në Silivri, afër Stambollit, por pastaj dënimet e tyre u rishikuan dhe u la 20 vjet.

Duke folur para se dënimet të shpalleshin, Gjeneral Dogan, ish-komandant i Armatës së Parë të Turqisë, tha se gjyqi ishte i pa padrejtë dhe i paligjshëm".

Ai është akuzuar si organizatori prapa komplotit të pretenduar në 2003.

"Këtu ne shohim një proces të pashoqe për të bërë ushtarët e Mustafa Qemal Ataturku (themelues i Turqisë moderne), të cilët japin jetën e tyre për vendin e tyre, për të paguar çmimin e angazhimit të tyre në Republikën dhe parimet e saj," tha ai, sipas dokumenteve të gjykatës.

Prokurorët thonë se ""Operation Sledgehammer" ishte një konspiracion për të shkaktuar një grusht shteti kundër qeverisë së zgjedhur të Rexhep Tajip Erdogan.

Ushtria turke e ka quajtur veten si garant i kushtetutës laike të vendit.

Dhe gjithçka vjen pas tensionimit të partisë Justice dhe Development(AKP) të kryeministrit Erdogan.

KOMENTE