Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur ditën e enjte në takim, Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
Me këtë rast, Ministri Kuçi pasi ka falënderuar Ambasadorin norvegjez për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën, ka thënë se thëllimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve, do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore.
Në takim, po ashtu u bisedua për mundësinë e avancimit të marrëdhënieve në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Norvegjisë.