English

Lypsat futen në kafaz për të mos prishur pamjen e qytetit

Gjatë një panairi në Nanchang, Provinca Jiangxi në Kinë, drejtuesit zyrtarë të qytetit kanë marrë masa që dhe lypsat t'i futi në rrethime si kafazë për të siguruar sigurinë e tyre dhe të mos bezdisin vizitorët.

"Ne jemi duke i mbajtur ato pas hekurave për shkak të frikës se do të shkelen nga turma të mëdha nëse ata do të dalin në terren. Lypsa profesionale, të vjetër dhe të paaftë, vijnë me këtë rast çdo vit," tha një zyrtar i mbiquajtur Chen nga qeveria e qarkut.

Rrethimet, janë të mbuluara edhe për t'i mbrojtur nga dielli, por shumë të tjerë mendojnë se nuk është mirë të trajtohen njerëzit sikur janë bagëti.

Chen shpjegoi se autoritetet kanë si qëllim vetëm për të mbrojtur sigurinë e tyre pas dështimit për t'i bindur ata që të largohen. "Lypsat ulen vend e pa vend në rrugë për të lypur, po ne mund t'i lejojmë ata të lypin në zona të caktuara, e cila është prapa këtyre hekurave."

Tempulli ka vendosur edhe një strehim të përkohshëm, lehtësim për lypsa, ku ata janë të pajisur me ushqim dhe ujë, tha një anëtar i stafit nga tempulli.

"Ky vendim ka indinjuar grupet e të drejtave të njeriut në Kinë, të cilët i akuzuan organizatorët e festivalit, se po ngrinin një kopsht zoologjik njerëzor.

KOMENTE