English

Plagosen 4 anëtarë të një familje në Elbasan

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Elbasanit, ku një makinë tip audi me targa italiane ka përplasur 4 anëtarë të një familje.

Shoferi i Auditn Enzo Skënderi, 18 vjeç thuhet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur Niko dhe Flutura Balliu, 40 vjeç, vajza e tyre, A. Balliu 14 vjeç, si dhe djali 8-vjecar. L. Balliu.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital por 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

KOMENTE