English

Pushteti gjyqësor, institucioni më problematik. Vendimet nuk publikohen të gjitha në fletoren zyrtare

Pothuajse të gjithë e dinë që një ndër institucionet më problematikë mbetet Pushteti gjyqësor lidhur me transparencën e botimeve zyrtare në republikën e Shqipërisë për vitin 2011, ku shumë prej vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë për vitin 2011 nuk janë botuar apo publikuar në fletoren zyrtare.

Qëndra për Informimin Publik me drejtor Gerti Shella, ka bërë të ditur për publikun këtë raport të dalë prej këtij institucioni, ndërsa përsa i përket pushtetit ekzekutiv konstatohet një përmirësim i dukshëm, krahasuar me vitet e mëparshme.

Pëesëri Këshilli i Ministrave me vendimet e tij përsëri mbetet një problematikë.
76 vendime të KM per miratim në parim, vetëm 1 gjendet e botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas Shellës kjo situatë tashmë e bërë kronike, paraqet rrezikshmëri, duke sjellë pasoja për të interesuarit për këto vendime.
1354

KOMENTE