English

Receta rrushi, super të vlefshme për sëmundje

Edhe rrushi konsiderohet si mbret i të gjithë frutave Prejardhja e rrushit është nga Azia perendimore dhe Evropa jugore. Thuhet se rrushi është rritur së pari në bregun e Detit të Zi nga është përhapur në vende të tjera.
Rrushi përmban sheqer në sasi prej 15%, ujë 80%, celulozë 4.3%, proteina 1.5% dhe yndyrëra 1.8%.

Rrushi është i pasur me sheqerëra në të cilat mëlçia, i përdor për nevoja të organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar për shkak të sheqerit që ka.
Shumë i këshillueshëm është konsumimi i rrushit të freskët nga të sëmurët e mushkërive, për personat me tension të lartë të gjakut, insufisuencë kardiake edhe ulcera. Ndërsa rrushi i thatë, kuron më së miri nervozizmin, forcon sistemin nervor dhe rrit epshin seksual.
Edhe pse përmbajtje të lartë të sheqerit, rrushi ka një indeks relativisht të ulët glicemie (ai nuk shkakton rritje të papritur të sheqerit në gjak).
Lëngu i rrushit është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut e sidomos për zemrën. Meqenëse lëngu përgatitet duke i shtypur kokrrat e plota të rrushit, me lëkurë dhe fara, dobitë janë më të mëdha se të rrushit pa fara. Rrushi i bardhë dhe lëngu i tij nuk është aq me vlerë sa rrushi i kuq, pasi ai nuk i përmban flavonoidet që i ka rrushi i purpurt i kuq.

Kështu pi shumë lëng rrushi për ta pasur zemrën e shëndoshë, por zgjidh llojin e purpurt, i cili është shume më i pasur më flavonoide se sa lëngu që ka përbërje më të paktë me të. Rrushi përveç freskues merret edhe si shërues për pastrimin e gjakut, rregullon tretjen, shërimin e ndezjeve të organeve të tretjes, largon vështirësitë raumatike. Rrushi preferohet kundër kolesterolit të keq në gjak si dhe bën ngadalësimin e plakjes dhe pengon sëmundjet degjenerative të syve. Gjithashtu sipas disa hulumtimeve shkencore rrushi ka ndikim kundër sëmundjeve malinje dhe shpejton shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Shërimi i hemoroideveideve: merren 100 gr gjethe hardhie (të njoma apo të thara në hije) përzihen me një dozë rrënje hithrash të lara mirë dhe përvëlohen në 1 litër ujë të përvëluar. Ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë 30 min. Kullohet dhe pihet si çaj i nxehtë për 6 orë të së njejtës ditë. D.m.th, çdo orë pihet nga një gotë e vogë uji, për çdo orë pihet çaj të nxehtë, rekomandohet që të mos pihet fare alkool për 6 muaj.

Çajin e lartpërmendur që pihet për hemoroide mund ta pijnë edhe personat që vuajnë nga reuma dhe nga sëmundjet e lëkurës. Gjethet e hardhisë, të lara mirë nga pluhuri, lokalisht shërojnë edhe plagë në lëkurë.
Gurët në veshka e fshikëzën urinare: gjatë krastitjes së hardhisë në pranverë nga lastarët e prerë, rrjedhë një lëng i dobishëm, që mblidhet në enë të pastra. Ky lëng konsumohet 3 herë në ditë nga një filxhan para ushqimit. Terapia zgjatë 5 ditë. Pas 5 ditë konsumimi, guralecët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit, mënjanohen në formë rëre.

Ujë................. 81.6 gr
Proteina........ ....0.8 gr
Vitamin A...... .....80 iu
Vitaminë B1... ......0.05 mg
Vitaminë C..... .....0.03 mg
Hekur............. ..0.6 mg
Karbohidrate........ 0.4 gr
Acidi Nikotinik......4 mg
Acidi pantoteknik. ..0.8 mg
Kalcium..............17 mg
Fosfor...............234 mg
Fije.................4.3mg

KOMENTE