English

Sulltani më i pasur në botë, marton vajzën e tij (Video e ceremonisë madhështore)


E bija e Sulltanit të Bruneit, një prej njerëzve më të pasur në botë, martohet me Pengiran Haji Muhammad Ruzaini sot, në një ceremoni në pallatin mbretëror me 1700 dhoma.

Princesha Hajah Hafizah Sururul Bolkiah, 32 vjeç, fëmija i pestë i Sulltanit dhe gruas së tij, Mbretëresha Saleha dhe dhëndri i saj Pengiran Haji Muhammad Ruzaini, 29 vjeç, shkëmbyen betimet e tyre përpara familjarëve, miqve dhe të ftuarëve të tjerë, personalitete ndërkombëtare.

Dhe nusja dhe dhëndri kanë poste qeveritare. Vajza ka diplomë për administrim biznesi dhe punon oficere në ministrinë e financave, ndërsa dhëndri Ruzaini një nëpunës civil në zyrën e Kryeministrit.
Sulltani është Kryeministri, që vjen nga një qeverisje e familjes së tij për 600 vjet dhe gjithashtu mban rolin ministër i Financave dhe i mbrojtjes.

Sulltani ka 12 fëmijë, pesë djem dhe shtatë vajza, nga 3 martesat e tij, dhe kjo ështa dasma e parë që përfshin një nga fëmijët e sulltanit që nga viti 2007.
Sulltani Haji Hassanal Bolkiah i Brunei përgatiti një ceremoni bujare në një shërbim në sallën kryesore të Throne Hall të pallatit Istana Nurul Iman në Brunei.
Çifti pastaj shkëmbeu zotimet e tyre përpara disa njerëzve më të fuqishëm në rajon, duke përfshirë kryeministrin Najib Razak të Malajzisë.
1353

KOMENTE