English

Vodafone ofron mundësi karriere për të sapodiplomuarit

Vodafone Albania ofron sërish dhe këtë vit një mundësi të veçantë për studentët më të mirë të sapo diplomuar. Në kuadër të skemës globale Discover Vodafone, që zhvillohet për të tretin vit radhazi në Shqipëri, kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të qënë pjesë e ekipit Vodafone dhe mundësinë për të nisur një karrierë të suksesshme globale në kompaninë lider të komunikimeve elektronike në botë.
Mbi 400 të rinj e të reja – të diplomuar apo në prag diplomimi - aplikuan për të qenë fitues të një mundësie të reale për të punuar në kompaninë Vodafone Albania. Dietlof Mare, Drejtor i Përgjitshëm i Vodafone Albania thotë se cilësia e aplikimeve ishte mbresëlënëse dhe potenciali që shfaqin të rinjtë shqiptarë është i jashtëzakonshëm.
“Jam i mahnitur nga potenciali dhe talenti i lartë që shfaqin kandidatët. Ky është një tregues i potencialeve të mëdha që ka Shqipëria, pasi këta të rinj do të jenë ata që nesër do të drejtojnë bizneset dhe administratën shqiptare.” – thotë Z. Mare.
Drejtuesi më i lartë i Vodafone Albania shton se është i kënaqur që këta të rinj të talentuar do të bëhen pjesë e kompanisë Vodafone dhe fton dhe biznese të tjerë që të ofrojnë më shumë mundësi për të rinjtë. “Edhe për kompaninë tonë prania e këtyre potencialeve na jep sigurinë se do të vijojmë të jemi një kompani dinamike dhe e para për të sjellë risitë më të fundit të teknologjisë. Do të ftoja dhe biznese të tjera shqiptare që të ofrojnë më shumë hapësirë për talente të rinj. Kjo do t’ju shwrbejw jo vetwm tw rinjve por edhe vetë këtyre bizneseve.” - thotë Z Mare.
Drejtorja Departamentit të Burimeve Njerezore, Znj. Alma Varfi thote se këtë vit Vodafone Albania do të përzgjedhë 5 fitues të skemës Discover Vodafone. “Fillimisht, gjatë një periudhe 12 mujore, të rinjtë fitues do të praktikojnë aftësitë e tyre në tre departamente të ndryshme të kompanisë dhe më tej, bazuar në arritjet dhe aftësitë e tyre, ata do do të kenë një tjetër mundësi për të vijuar karrierën e tyre globale brenda Vodafone.” – thotë Znj Varfi.
Ejona Varangu dhe Filjor Broka, dy prej të rinjve të suksesshëm të viteve të mëparshme që tashmë janë punonjës me kohë të plotë në departamentet e Marketingut dhe Teknologjisë tek Vodafone, Albania thonë se për ta “Discover Vodafone” ishte porta qw ju hapi një rrugë të bukur karriere. Ata ndihen mirë që janë pjesë e skuadrës Vodafone dhe ftojnë dhe të rinj të tjerë të provojnw aftësitë e tyre duke aplikuar nw skemwn “Discover Vodafone”.
Përzgjedhja e të rinjve fitues të skemës Discover Vodafone bëhet në dy etapa sipas një standardi të unifikuar për të gjithë kompanitë Vodafone në mbarë botën ku aplikohet kjo skemë. Aplikantët që u vlerësuan si më të mirët gjatë fazës së parë ishin sot protagonistw të Ditës së Eksperiencës Vodafone. Ata demonstruan aftësitë dhe vlerat e tyre përmes një testimi special që përmbante ushtrime praktike biznesi dhe intervista përballë një paneli me menaxherët më të lartë të kompanisë.

KOMENTE