Një djalë 25-vjeçar është copëtuar nga një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York City, pasi ai kërceu nga treni direkt në kopshtin zoologjik, dhe pikërisht në vendin ku po rrinte tigri, pasi treni kalonte ngjitur me kopshtin dhe ai u hodh nga dritarja duke kaluar gardhin.
David Villalobos, 25, nga Mahopac, New York, u dërgua në spital në një gjendje kritike, por nuk ka humbur këmbën e tij siç ishte raportuar më herët.
Stafi i Zoo Stafinjë bombol gazi zjarrfikëse për të larguar tigrin nga djali, pasi ai do ta kishte coptuar fare.
Njeriu ishte i vetëdijshëm dhe duke folur, tha drejtori i zoo Jim Breheny.
Arsyet janë të paqarta, por burimet e para policore thonë se ai nuk është hedhur për vetëvrasje, as që t'i bëjë keq tigrave, por thjesht dëshira e tij për të qënë bashkë me një tigër. Ndërkohë tigri nuk ka bërë asgjë të gabuar, shprehet stafi, pasi ai ka mbrojtur veten nga të huajt që hynë në shtëpinë e tij.
25 vjeçari tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme por pas shërimit të tij ai do të përballet me policinë për të shpjeguar shkaqet e kësaj hedhje.