Spitalet kineze kanë futur një makinë të re që mund të ekstraktojnë (nxjerrin) sperme për donatorët.
Sipas platformës sociale Weibo, të Kinës e nxjerrësit automatike të spermës janë duke u futur në spitalin Nanjing, kryeqytet i provincës Jiangsu.
Makina rozë, gri dhe e bardhë ka një tub masazhi në pjesën e përparme i cili me sa duket mund të rregullohet në përputhje me lartësinë e përdoruesit të saj.
Shpejtësia, frekuenca, amplituda dhe temperatura janë gjithashtu të kontrollueshme.
Ajo ka një ekran të vogël në krye i cili luan filma për përdoruesit, që ndihmon ata në procesin e nxjerrjes.
Drejtori i departamentit të urologjisë në Spitalin Zhengzhou, tha se makina është duke u përdorur nga pacientët me infertilitet të cilët kanë vështirësi për të tërhequr spermatozoidëtsipas mënyrës së "modës së vjetër".
Një faqe interneti e cila ka shitur një makinë për 2.800 dollarë ka thënë se "ajo mund t'i japë pacientëve një ndjenjë tepër të rehatshme."