English

Deklarimi vjetor i të ardhurave personale. Plotësoni deklaratën deri në 30 Shtator 2012

Në bazë të Ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi të Ardhurat’’, i ndryshuar, si dhe të udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.06.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar, çdo individ që ka të ardhura bruto vjetore, nga të gjitha llojet e burimeve të ardhurave, në dhe mbi shumën 2 milion lek, gjatë vitit 2011, ka DETYRIMIN për të plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale, deri në datën 30 Shtator 2012. Synimi i plotësimit të kësaj Deklarate është formalizimi i te ardhurave mbi 2 milion lek qe sigurohen nga individet, rritja e nivelit të vetedeklarimit te ketyre te ardhurave si dhe pajijsja e individëve me Kodin Fiskal.

Deklarata gjithashtu përmban opsionin e plotësimit në menyrë VULLNETARE nga të gjithë individët të cilët realizojnë të ardhura deri në 1,050,000 lek gjatë vitit 2011 dhe duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzimeve të kredive për shkollim të fëmijeve , të shpenzimeve mjekësore dhe shpenzimeve për sigurim vullnetar.

Në këtë kuadër, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në plotësimin e Deklaratës, si detyrim ligjor, Ministria e Financave do të ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizuese dhe informuese:

Deklarata e plote, modelet e plotesuar, fletpalosja informuese gjenden ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave www.minfin.gov.al.

Gjithashtu për të kryer deklarimin on line apo për të siguruar informacion më të drejtpërdrejtë të gjithë individet e interesuar mund të drejtohen edhe në faqen zyrtare të Drejtorise se Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al.

Fushata do të përfshijë informacione të përditshme në media, publikime on-line, shpërndarje broshurash informuese etj.

KOMENTE