Urben Massena, 53 vjeç, me profesion mjek, shtetas shqiptar por me origjinë kongoleze, prej tre vitesh po zhvillon një betejë gjyqësore për të parë fëmijën e vet, tashmë 9 vjeç, pasi bashkëjetuesja e tij shqiptare e ka rrëmbyer dhe ka ikur nga Shqipëria.
Në një intervistë për mikrofonin e top-channel ai ka sqaruar detajet, dhe treguar dokumentat që ka lidhur me proçesin gjyqësor të zhvilluar në Shqipëri, dhe të drejtat e tij për ta parë dhe takuar fëmijën sipas ligjit shqiptar.
"Kam gati katër vjet pa takuar dhe pa folur me vajzën time", thotë Massena.
"Fëmijën e ka marrë padrejtësisht dhe atje ose e ka dhënë për birësim te dikush ose e ka shitur, unë këtë nuk e di. Unë kam dokumentin ku thuhet se fëmija tani është shtetas grek", thotë Massena.