Viti që vjen do të jetë akoma më i vështirë përsa i përket harxhimit të energjisë pasi pagesa do të jetë më e lartë.
Mendohet se ajo do të ketë një rritje prej 2.9 % më shumë se tani. Kompanitë energjetike: CEZ Shpërndarje, KESH dhe OST kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të energjisë për ndryshimin e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një rritje të energjisë që furnizon CEZ-in prej 2,9%, shifër e cila do të shqyrtohet nga Bordi i komisionerëve të ERE-s.
Eduart Elezi, drejtor juridik i ERE-s ka folur për mediat:
“Ky aplikim duhet të plotësohet sipas rregullores së metodologjisë për llogaritjen e tarifave të gjenerimit dhe furnizuesit publik me shumicë, gjë që bën të mundur, që bordi i komisionerëve të gjykojë në lidhje me tarifat e kërkuara.”
Ky proçes do të zgjasë deri në dhjetor, derisa komisionerët e ERE-s të përcaktojnë tarifat mes operatorëve.