Dimri po vjen dhe sidomos vajzat janë ato që shqetësohen më shumë lidhur me veshjet dhe sidomos çizmet pasi duan që përmes pamjes së tyre të veshjes të lënë një imazh të mirë.
Kërkesat janë gjithmonë e më shumë dhe mjaft komplekse, por tashmë në një ditë pune tepër të ngarkuar me një ndryshim moti brenda ditës, duam që dhe çizmet t'i kemi po aq të përshtatshme, të bukura dhe të rehatshme.
Lidhur me këto kërkesa çizmet e reja janë hedhur në treg të dizenjuara nga Betty Jackson.
Ato bëhen dhe të shkurtra dhe të gjata, ku i hiqet ose i vihet pjesa e qafës.
Ato kushtojnë rreth 151 euro dhe janë në ngjyrë të zezë. Pra përdorim i rehatshëm dhe kursim më i madh. Kërkesat kanë qënë në rritje dhe ka patur mjaft shitje.