English

Fatos Gjura ekstradohet nga Greqia në Tiranë. I dënuar me 8 vjet burg

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fatos Enver Gjura, vjeç 35, lindur në Librazhd.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.39, datë 11.11.2010, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 8 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve“, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Shtetasi Fatos Gjura është deklaruar fajtor, pasi organizonte transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, ku në sajë të bashkëpunimit me shtetas të tjerë bëhej edhe shpërndarja e këtyre lëndëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 03.05.2012, në Greqi, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE