English

Masakër në Blinisht të Lezhës. Vriten me armë Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni

Lezha tronditet përsëri mbrëmjen e sotme dhe pikërisht fshati Blinisht.

3 persona të një familje, burri, gruaja dhe djali janë qëlluar me breshëri automatiku në momentin që ishin duke u futur në shtëpi.
Viktimat janë Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni përkatësisht 52, 50 dhe 24 vjeç.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje duke rrethuar zonën për kapjen e autorit i cili është identifikuar si fqinj i viktimave por po punohet për kapjen e tij.

“Rreth orës 21:10 të darkës tre pjestarë të familjes Shtjefni janë ekzekutuar nga një fqinj i tyre në oborrin e shtëpisë, pas një konflikti të castit mes tyre. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. E gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Lezhës, të cilës i janë bashkangjitur dhe forca të FNSH-së” ka bërë të ditur për Ora News drejtori i Policisë së Lezhës në një lidhje telefonike me të.

Kastriot Zhuba është emri i autorit të vrasjes, i cili është fshehur për të mos rënë në duart e policisë.

KOMENTE