English

Miratohet projektligji për dokumentacionin e regjistrimit të biznesit

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar”.

Ndryshimi propozuar në këtë projektligj synon thjeshtëzimin e formalizimit të dokumentacionit të kërkuar për regjistrimin e bizneseve. Nevoja e një dispozite ligjore në të cilën parashikohet detyrimi që kanë subjektet tregtare për të dorëzuar në regjistrin kombëtar kopje të njësuara me origjinalin, u identifikua gjatë zbatimit të masave për thjeshtëzimin dhe formalizimin e dokumentacionit të regjistrimit të bizneseve në ministri dhe institucione qendrore, duke pranuar për regjistrim dokumentacionin në original ose si fotokopje të panjësuara me origjinalin.

Komisioni e miratoi projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

KOMENTE