Mund të keni dëgjuar shpesh shprehjen “m'u ngjit si rrodhe” apo mund tju ketë ndodhur juve personalisht që tju ngjiten vërtetë këto bimë, gjatë shëtitjeve në natyrë.
Efektin ngjitës të rrodhes shpikësi zviceran e përdori për të zhvilluar Velcro-nin, të cilin ne sot e përdorim kudo dhe që nevojitet për të ngjitur diçka përkohësisht.
Por funksioni i saj më i rëndësishëm është në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ajo njihet që në lashtësi dhe në mjekësinë kineze përdorej si një detoksifikues dhe pastrues shumë i mirë për organizmin në tërësi dhe gjakun në veçanti. Rrodhja (veçanërisht rrënja) gjithashtu ka aftësi shëruese kryesisht ndaj problemeve dermatologjike akute apo kronike dhe problemeve artritike.
Efektet më të mira ajo i paraqet pikërisht në trajtimin e problemeve të lëkurës të tilla si: flokët e yndyrshëm, zbokthi, ekzema, psoriaza, forunkuloza etj.
Tradicionalisht lëngu i freskët i gjetheve është përdorur edhe për trajtimin e Alopecisë androgjenike (tullacllekut).
Sipas laboratorit të Herbaria në Hungari, rrodhja ka qenë shumë e perdorur që në lashtesi si bimë e papërpunuar ndërkohë që tani ajo trajtohet e përpunuar për ta sjellë pranë konsumatorit në disa forma.
Duke marrë ekstraktin e saj nga goja ajo paraqet veti shumë të mira detoksifikuese pasi nxit nxjerrjen e toksinave nga qelizat dhe përmirëson funksionin e veshkës në të njëjtën kohë.
Rrodhen e gjeni në trajtën e Shampos dhe Locionit për trajtimin e Flokut të yndyrshëm dhe kundër zbokthit pranë dyqanit të Herbaria në Tiranë.
Adresa:
Rruga Myslym Shyri / Tiranë (50 m nga karburanti ALPET)